Frika nga koronavirusi, Erdogan nga Stambolli deri në Belgjikë nuk ia zgjati dorën askujt

Evropë

Frika nga koronavirusi, Erdogan nga Stambolli deri në Belgjikë nuk ia zgjati dorën askujt

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:26
Recep Tayyip Erdogan,

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ndjeshmërinë e tij ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) që përhapet me shpejtësi në mbarë botën, e tregoi edhe gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton AA.

Tërhoqi vëmendjen se si presidenti Erdoğan, duke filluar prej Stambollit, prej ku u nis drejt Brukselit për një vizitë pune një-ditore, e deri në Bruksel nuk shtrëngoi duart e personave që e pritën, por i përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.

Ai gjithashtu i kishte paralajmëruar qytetarët turq, që kishin ardhur ta presin atë në Përfaqësinë e përhershëm të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE), në lidhje me COVID-19.

“Duke filluar nga larja e duarve, e deri në puthje duhet të jemi të kujdesshëm. Shikoni, është e pranishme në vendet e ndryshme të botës. Gjoja janë shtete perëndimore por vdesin qindra njerëz, duhet të kemi vëmendje. Inshallah sa më shpejt i gjithë njerëzimi shpëtohet nga kjo bela, murtajë. Mos harrojmë të marrim masa”, tha ai.

Më pas ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit, në konferencën e përbashkët për media, sërish tërhoqi vëmendjen se Erdoğan nuk shtrëngoi duart me Stoltenberg.

Erdoğan duke e vendosur dorën në gjoks tha “Korona”, pas së cilës edhe Stoltenberg u përgjigj duke e vendosur dorën në gjoks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat