Ndalohet mbajtja e lutjeve masive në xhamitë turke

Evropë

Ndalohet mbajtja e lutjeve masive në xhamitë turke

Më: 16 mars 2020 Në ora: 17:19
Ilustrim

Turqia ka ndaluar mbajtjen e lutjeve masive në xhami derisa të kalojë rreziku i koronavirusit, raporton Reuters.

Vizitat individuale dhe lutjet do të vazhdojnë të lejohen, sipas administratës shtetërore të çështjeve  fetare.

Tetëmbëdhjetë raste me koronavirus janë regjistruar aktualisht në Turqi.

Qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Shkollat dhe universitetet janë të mbyllura dhe ngjarjet sportive mbahen pa publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat