“Dy persona vdiqën para syve të mi”, i infektuari me koronavirus rrëfen momentin e dhimbshëm

Evropë

“Dy persona vdiqën para syve të mi”, i infektuari me koronavirus rrëfen momentin e dhimbshëm

Më: 26 mars 2020 Në ora: 07:48
Ilustrim

Një shef teknologjie nga Britania ka rrëfyer momentin e dhimbshëm kur dy pacientë me koronavirus ndërruan jetë para syve të tij.

40-vjeçari Jozef Wallis u sëmur rreth dy javë më parë pasi kaloi një mbrëmje jashtë në Londër. Ai u përpoq të luftonte koronavirusin në shtëpi, por shkoi me urgjencë në spital pasi filloi kollitja e pakontrollueshme që po e linte pa frymë.

Jozef thotë se ka parë pacientët e shtruar pranë tij, të cilët humbisnin luftën me koronavirusin. Në një intervistë për Mail Online, ai i bën thirrje njerëzve që të zbatojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi.

"Dy pacientë ndërruan jetë para syve të mi. Një burrë të moshuar nuk e pashë më. Infermierja më tha që kishte vdekur. Një burrë tjetër u dërgua në kujdes intensiv, por nuk ia doli. Edhe ai ishte i vjetër, si dhe kishte sëmundje të mëparshme. Por ishte gjysh, baba dhe bashkëshort. Ai do i mungojë të afërmve", tha Jozef.

Në përfundim bëri thirrje se njerëzit duhet të anulojnë planet me miqtë, në të kundërt do të vdesin më shumë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat