Ushtria ruse po ndërton 16 spitale të reja për të luftuar COVID-19

Evropë

Ushtria ruse po ndërton 16 spitale të reja për të luftuar COVID-19

Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Ushtria ruse po ndërton 16 spitale me urgjencë për koronavirus, në kohën kur janë bërë paralajmërime se do ketë shpërthim të infeksionit në vend.

Tre mijë trupa janë duke punuar për të ndërtuar spitalet, të cilat do të jenë në gjendje të hospitalizojnë 1.600 pacientë, shkruan Daily Mail.

Rusia ka vetëm 840 raste të konfirmuara me COVID-19, por janë identifikuar shenja që tregojnë se shkalla e infeksionit ka filluar të rritet.

Ndërkohë Moska ka njoftuar se kafenetë, dyqanet, parqet dhe shërbimet e tjera jo-thelbësore do të mbyllen për një javë duke filluar nga e shtuna.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tashmë ka dhënë një javë pushim për rusët nga 28 marsi deri më 5 prill dhe u tha atyre të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat