“Pse nuk i zbatuan edhe vetë?”/ Kryeministri Johnson dhe zyrtarë të mjekësisë me koronavirus; kritikohen se nuk mbajtën distancë

Evropë

“Pse nuk i zbatuan edhe vetë?”/ Kryeministri Johnson dhe zyrtarë të mjekësisë me koronavirus; kritikohen se nuk mbajtën distancë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 13:09
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, Matt Hancock u përballën me akuzën se ata nuk kishin arritur të ndiqnin këshillat e tyre për distancimin shoqëror, pasi të dy rezultuan pozitivë ndaj Covid-19.

Kryeministri dhe sekretari i Shëndetësisë u fotografuan në lagje të afërta në Commons ditët e fundit. Vetëm disa orë pasi konfirmuan se ishin mbartës të virusit, zyrtari kryesor i Mjekësisë, Chris Whitty, zbuloi se edhe ai gjithashtu kishte simptoma.

Profesori Whitty tha se do të izolohej në shtëpi për shtatë ditë, pasi kishte përjetuar simptoma “të pajtueshme” me sëmundjen, natën e së enjtes. Zyrtari Kryesor i Mjekësisë , i cili është edhe mjek konsulent, e kishte këshilluar kryeministrin personalisht më herët atë mbrëmje, pasi Johnson u ankua për simptoma të ngjashme me koronavirusin. Nuk dihet nëse Profesor Whitty e ekzaminoi Johnson-in ose mati temperaturën e tij, por nuk ka gjasa që ai të ketë veshur veshje mbrojtëse.

Një zëdhënës i Downing Street tha se nuk ishte e mundur që zyrtari kryesor i Mjekësisë të jetë infektuar nga kryeministri, pasi shenjat e para zakonisht zgjasin disa ditë për t’u shfaqur. Duncan Selbie, shefi ekzekutiv i Shëndetit Publik Angli, zbuloi të enjten se dhe ai ishte izoluar pasi kishte simptoma, ndërkohë që po ashtu, disa këshilltarë të Departamentit të Shëndetësisë mendohet se mund të jenë mbartës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat