Numri i të vdekurve në Spanjë kalon shifrën 10 mijë – numri i të prekurve në botë i afrohet 1 milionëshit

Evropë

Numri i të vdekurve në Spanjë kalon shifrën 10 mijë – numri i të prekurve në botë i afrohet 1 milionëshit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Spanjë kaloi 10,000 të enjten, pasi vendi raportoi numrin më të madh të vdekjeve në një ditë të vetme që nga fillimi i shpërthimit.

Siç bëhet e ditur më tej, SHBA – vendi më i goditur në botë – regjistroi një total prej 5,151 vdekjeve nga coronavirusi, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Ajo ka konfirmuar më shumë se 217,000 raste të sëmundjes.

Ndërkohë, në nivel global, më shumë se 965,000 njerëz janë diagnostikuar me virus, dhe rreth 203,000 janë shëruar.

Ndërsa sa i përket të vdekurve në nivel global, numri ka arritur në 49,000 njerëz, nga sëmundja e cila thuhet se u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat