Turqi, rritet në 425 numri i të vdekurve nga COVID-19

Evropë

Turqi, rritet në 425 numri i të vdekurve nga COVID-19

Më: 4 prill 2020 Në ora: 07:48
Ilustrim

Turqia sot konfirmoi 69 viktima të reja nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka shkuar në 425.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 u rrit në 20.921, pasi 2.786 persona kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin brenda një dite, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp. Deri më tani, gjithsej 484 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 1.251 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, shtoi Koca.

Gjithashtu, më shumë se 16.160 teste janë kryer në 24 orët e kaluara dhe numri i testeve të përgjithshme të kryera deri më tani ka arritur në 140.716. Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në gjithë botën dhe deri më tani ka shkaktuar mbi 55 mijë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat