Në Suedi punojnë shkollat dhe kafenetë, kryeministri: Do të numërojmë të vdekurit

Evropë

Në Suedi punojnë shkollat dhe kafenetë, kryeministri: Do të numërojmë të vdekurit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 09:52
Ilustrim

Suedia duhet të përgatitet për mijëra të vdekur nga Covid-19, tha kryeministri i vendit, Stefan Lofven.

“Ne do t’i numërojmë të vdekurit në mijëra. Duhet të jemi të përgatitur për këtë,” citohet të ketë thënë Kryeministri Stefan Lofven në një intervistë.

Lofwen paralajmëroi që pandemia e koronavirusit do të zgjaste  me muaj, jo javë dhe se qytetarët nuk duhet të dorëzohen.

“Ne kemi zgjedhur një strategji të kurbës së infeksionit për të parandaluar një rritje dramatike sepse sistemi ynë i kujdesit shëndetësor nuk do të jetë në gjendje ta përballojë këtë”, tha kryeministri suedez, duke shtuar se kjo do të nënkuptojë “pacientë me kujdes  intensiv dhe shumë të vdekur”.

Vlerësimi i viktimave të koronavirusit në vend bazohet në përvojën e vendeve të tjera dhe përhapjen e virusit në Suedi.

Që nga e Premtja, 6,131 njerëz u infektuan në vendin me 10 milionë banorë,  gjersa janë regjistruar 358 të vdekur.

Suedia ka prezantuar masa shumë më të buta për të luftuar përhapjen e koronavirusit sesa fqinjët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat