Koronavirusi në Belgjikë, rritet numri i viktimave

Evropë

Koronavirusi në Belgjikë, rritet numri i viktimave

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirsi në Belgjikë.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 403 viktima në Belgjikë duke e çuar totalin e përgjithshëm në 2,035 persona.

1,380 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit me koronavirus duke e çuar totalin ne 22,194.

Ndërkohë, 1,260 persona në Belgjikë ndodhen në terapi intensive dhe në gjendje të rëndë shëndetësore kurse 4,157 të tjerë janë rikthyer në shtëpi tashmë të shëruar nga koronavirus.

Bilanci vazhdon të rritet, 75,269 viktima janë konfirmuar nga të gjithë vendet e botës, si dhe një numër i lartë i të infektuarve arrin në 1,351, 752 persona të konfirmuara deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat