Skandaloze: Kryetarja e një qyteze angleze thotë se Johnson-i e ka merituar koronavirusin

Evropë

Skandaloze: Kryetarja e një qyteze angleze thotë se Johnson-i e ka merituar koronavirusin

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:57
Sheila Oakes dhe Boris Johnson

Sheila Oakes, e cila është kryetare e qytezës Heanor në rajonin Derbyshire, ka bërë koment skandaloz në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili po vuan nga koronavirusi dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

Kryetarja Oakes është pjesë e Partisë Laburiste në opozitë. Ajo nuk ishte e vetmja që bëri komente të tmerrshme kundër kryeministrit të sëmurë, shkruan “Daily Mail”.

Në një postim në Facebook ku bëhej thirrje që njerëzit të luten për të gjithë mjekët dhe infermierët gjatë përballjes së tyre me koronavirus, Oakes komentoi: “Më falni, ai e meriton plotësisht këtë dhe ai është njëri ndër kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë.”

Megjithatë, ajo më vonë kërkoi falje për komentin e bërë dhe e pranoi se ka gabuar në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat