Italia assesi të këndellet, shembet ura gjigante sa hapë e mbyll sytë

Evropë

Italia assesi të këndellet, shembet ura gjigante sa hapë e mbyll sytë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Italia që numëron numrin më të madh të viktimave në botë nga COVID-19, assesi të këndellet pavarësisht përpjekjeve të shumta të autoriteteve që po luftojnë me pandeminë që ka pushtuar botën.

E përveç kësaj, autoriteteve lokale në Aula mes Firence dhe Genoas u ka dalë punë me një problem tjetër – një urë gjigante është shembur sa hapë e mbyll sytë.

Si pasojë e kësaj, shoferi i një kamioni që ishte mbi urë është lënduar, ka bërë të ditur zëdhënësi i zjarrfikësve. Ndërkaq e tërë ura është shembur rreth orës 10:30 në Aula që lidh Firence me Genoan.

Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes, kurse deri më tani nuk raportohet për viktima, e shoferi i kamionit që është lënduar sipas mjekëve është në gjendje stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat