Koronavirusi: Spanja jep lajmin më të mirë në 17 ditët e fundit

Evropë

Koronavirusi: Spanja jep lajmin më të mirë në 17 ditët e fundit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 12:46
Ilustrim

Spanja ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Spanja ka raportuar 605 vdekje të reja nga koronavirusi, numri më i ulët ditor që nga 23 marsi, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 15.843.

Ndërsa, rastet u rritën për 4.576 në gjithsej 157,022 infeksione, raporton Reuters.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve ka tejkaluar 16.600, me 1.783 vdekje të reja në 24 orë, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i vdekjeve globale është afër 100,000 mes 1.6 milion rasteve. Më shumë se 355,000 njerëz janë shëruar nga sëmundja në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat