Veterani 99 vjeçar që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, mposht edhe Coronavirusin

Evropë

Veterani 99 vjeçar që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, mposht edhe Coronavirusin

Më: 11 prill 2020 Në ora: 11:55
Albert Chambers

Një veteran 99 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore nga Mbretëria e Bashkuar i ka mbijetuar koronavirusit dhe është liruar për në shtëpi.

Atij iu bë edhe një nderim ushtarak nga infermierët që e përcollën nga spitali.

Albert Chambers, që në korrik mbush 100 vjet, u kthye në shtëpi të premten

Ai ishte pranuar në spital para ti javësh pasi kishte lënduar dorën e tij kur ishte rrëzuar. Gjatë këtij trajtimi ai ka filluar të shfaqte simptomat e Covid-19 dhe pasi i ishte bërë testi kishte rezultuar pozitiv.

Image

Por, pavarësisht frikës së familjes së tij, ai u shërua.

“Faleminderit shumë, vlerësoj çdo gjë që keni bërë për mua. Nuk mund të ishte më mirë”, ka thënë hambers, i cili ka jetuar i vetëm që nga vdekja e gruas së tij gati dy dekada më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat