Nën hetim klinika ku u infektuan 37 pacientë e mjekë, menaxherët rrezikojnë burgun

Evropë

Nën hetim klinika ku u infektuan 37 pacientë e mjekë, menaxherët rrezikojnë burgun

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:33
Athinë

Një prokuror i Athinës nisi një hetim të enjten nëse duhet të ngrihen kallëzime penale kundër administratorëve të një klinike private në Peristeri, në perëndim të Athinës, pasi 37 persona - 20 pacientë dhe 17 mjekë e infermierë – rezultuan të prekur nga COVID-19 dhe se tre persona vdiqën.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, 20 pacientët janë transferuar në spitalet e Athinës për trajtim ndërsa 17 punonjësit, të cilët nuk kishin shfaqur ndonjë simptomë të virusit deri të premten, janë udhëzuar të qëndrojnë në karantinë në shtëpi për 14 ditë.

Një total prej 121 personash, me të cilët të infektuarit kishin qënë në kontakt, iu është thënë gjithashtu të qëndrojnë në karantinë në shtëpi, si dhe 39 mjekëve që punojnë me këtë klinikë, tha zv.ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Ndërkohë hetimi do të përcaktojë nëse rregullat e shëndetit dhe sigurisë në klinikë janë anashkaluar dhe nëse virusi iu është transmetuar pacientëve që shkuan aty për dializën.

Zyrtarët e drejtësisë raportohet se konfiskuan dosjet e pacientëve si dhe regjistrimet për pranimet dhe daljet e gjithashtu do të hetojnë edhe çertifikatën e shëndetit dhe sigurisë së klinikës.

Një delegacion nga Autoriteti Kombëtar i Transparencës së Greqisë po kryen një hetim paralel për funksionimin e klinikës. Nëse ndonjë prej menaxhuesve të klinikës do të shpallet fajtor për pakujdesi të madhe, ai mund të përballet me dënime të gjata me burg, madje edhe dënim me burg të përjteshëm.

Një hetim tjetër është nisur në një klinikë në Glyfadha, në jug të Athinës, ku është raportuar një rast me koronavirusit, dhe një prokuror në Pire po heton një ankesë anonime atje, në lidhje me një spital të zonës që pretendohet t’i ketë mbuluar rastet.

Tsiodras të premten njoftoi 27 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total ën Greqi në 2,490. Pesë persona të tjerë të infektuar vdiqën gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e vdekjeve në 130, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat