Britani/ Ulen ndjeshëm viktimat, por vjen një paralajmërim i zymtë

Evropë

Britani/ Ulen ndjeshëm viktimat, por vjen një paralajmërim i zymtë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:48
Britani

Britania e Madhe regjistroi 368 vdekje nga koronavirusi sot- numri më i ulët prej një muaji.

Por ky lajm është eklipsuar nga një paralajmërim i zymtë. Numri i viktimave nga koronavirusi mund të shkojë deri në 100 mijë nëse kufizimet hiqen para kohe.

Kështu paralajmëroi profesori Neil Ferguson nga Imperial College. Epidemiologu tha se kjo shifër do arrihet deri në fund të vitit nëse implementohet një izolim vetëm për të mbrojtur të moshuarit.

Sipas Ferguson, është e pamundur të dërgosh të rinjtë dhe të shëndetshmit në punë, teksa personat vulnerabël mbahen në izolim. Ai tha se kjo do sillte një rritje të madhe të vdekjeve. Profesori tha se asnjë vend nuk ka mbrojtur me sukses ata që janë më të rrezikuar nga virusi.

Ferguson tha se duhet të ruhet një shkallë e izolimit social derisa të gjendet një vaksinë. Një gjë e tillë, sipas Ministrit të Jashtëm britanik, Dominic Raab nuk do ndodhë para vitit 2021.

Akademiku Ferguson hartoi projeksionet ku është bazuar qeveria britanike për zbatimin e izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat