325 persona të vdekur në ditën e fundit nga COVID-19 në Spanjë

Evropë

325 persona të vdekur në ditën e fundit nga COVID-19 në Spanjë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:08
Spanjë

Spanja ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19.

325 persona të tjerë vdiqën nga COVID-19 në Spanjë, me një rritje të lehtë në shifrën e përditshme që shtyu numrin e përgjithshëm në vend në mbi 24,000, tha qeveria të mërkurën, raporton AFP.

Përkundër rritjes nga shifra e së martës prej 301, ishte dita e gjashtë radhazi që numri ka qenë nën 400 në Spanjë shtet që ka humbur 24.275 jetë si rezultat i koronavirusit.

Numri i personave që janë shëruar nga virusi u rrit për 6.399 gjatë 24 orëve të fundit në atë që ishte një rekord që nga fillimi i epidemisë, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 108.947.

Shifrat më të fundit tregojnë se Spanja deri tani ka numëruar 212.917 raste të COVID-19, figura e dytë më e lartë në botë, megjithëse ministria e shëndetësisë regjistron vetëm raste të konfirmuara nga testimi.

Deri në fund të javës së kaluar, qeveria po përfshinte edhe numrin e atyre që treguan se kishin zhvilluar antitrupa.

Spanja ka pësuar nivelin e tretë të vdekjeve në botë pas SH.B.A. dhe Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat