Italia zyrtarisht arrin 30 mijë viktima nga COVID-19, vendi i tretë në botë që e kalon këtë shifër

Evropë

Italia zyrtarisht arrin 30 mijë viktima nga COVID-19, vendi i tretë në botë që e kalon këtë shifër

Më: 8 maj 2020 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Italia ka regjistruar edhe 243 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit për të arritur një shifër rekord prej 30 mijë të vdekurisht që vetëm SHBA dhe Britania e kanë kaluar më parë.

Po ashtu Italia mban edhe vendin e tretë për viktima nga COVID-19 në gjithë botën teksa është SHBA ajo që kryeson kurse në Europë stafetën e ka Britania.

Ka një rënie të lehtë sa i përket të infektuarve pasi nga dje që u regjistruan 1 mijë e 401, sot ishin 1 mijë e 327 teksa totali kap 217 mijë e 185 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat