​Austri, koronavirusi hyn në qendrën e shpërndarjes së postës

Evropë

​Austri, koronavirusi hyn në qendrën e shpërndarjes së postës

Më: 14 maj 2020 Në ora: 11:49
Ilustrim

Virusi korona hyri në qendrën e shpërndarjes së postës në Hagenbrug, Austri, raportojnë media lokale.

Nga rreth 300 të punësuar, 29 persona janë pozitivë me COVID-19 deri më tani, tha Franz Klingenbruner nga drejtoria krahinore e Austrisë së Ulët.

Ai tha se testimi është ende në vazhdim dhe se të gjithë punonjësit e kësaj qendre do të testohen.

Ndryshe, 22 të infektuar janë nga Vjena dhe shtatë pacientë janë nga Austria e Ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat