Kafeneja gjermane detyron klientët të vendosin kapele që detyrojnë distancimin shoqëror

Evropë

Kafeneja gjermane detyron klientët të vendosin kapele që detyrojnë distancimin shoqëror

Më: 14 maj 2020 Në ora: 22:39
Siç shihet në fotografi, konsumatorët nuk kanë vendosur maska.

Një kafene gjermane detyroi klientët e saj që të vendosnin kapela të notit që detyrojnë mbajtjen e distancës ndërmjet tavolinave.

Të gjithë konsumatorët ulur jashtë kafenesë Cafe & Konditorei Rothe në Schwerin të Gjermanisë, u detyruan të vendosin kapele që mbajnë distancën prej së paku një metër ndërmjet tyre.

Mënyra se si po praktikohet kjo metodë inovative është ilustruar nëpërmjet një fotografie të realizuar nga persona prezentë, e cila është publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.

Kafetë dhe restaurantet kanë filluar të ri-hapen në Gjermani, derisa vendi po fillon të lehtësojë masat e ndërmarra kundër transmetimit të virusit në shkallë të gjerë.

Siç shihet në fotografi, konsumatorët nuk kanë vendosur maska.

Shkalla e infeksionit në Gjermani filloi të ngritej gjatë fundjavës, prej 0,94 në 1,13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat