Gjermania pëson rënie ekonomike prej 2.2 përqind

Evropë

Gjermania pëson rënie ekonomike prej 2.2 përqind

Më: 15 maj 2020 Në ora: 13:43
Flamuri gjerman

Gjermania ka pësuar recesion ekonomik pasi që ka shënuar rënie në dy çerekë.

Bruto Produkti Vendor i Gjermanisë ka rënë për 2.2 përqind prej çerekut të parë të 2020-ës, që është performanca më e keqe ekonomike që prej krizës financiare, shkruan CNN.

Edhe në çerekun e fundit të vitit paraprak është shënuar një rënie prej 0.1 përqind.

Albert Braakmann nga Zyra e Statistikave Federale ka paraqitur të dhënat e reja në situatë e pandemisë, duke shtuar se rënia ekonomike do të përshpejtohet në çerekun e tanishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat