Britania po merr frymë më ndryshe prej shifrave të pandemisë - Bota Sot
Britania po merr frymë më ndryshe prej shifrave të pandemisë

Evropë

Britania po merr frymë më ndryshe prej shifrave të pandemisë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 20:40
Foto Ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Britani kanë njoftuar sot për 338 viktima nga koronavirusi dhe 2615 persona të infektuar.

Sipas një testimi të mbikëqyrur në rreth 1.53 milionë njerëz, 1 në 5 persona në Londër është prekur tashmë nga virusi.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se testimi për antitrupa në popullatë ka sugjeruar që 17 për qind e njerëzve në kryeqytet janë shëruar nga sëmundja, rreth 1.56 milionë njerëz.

Ndërkohë, shkalla në pjesën tjetër të vendit dukej të ishte rreth 5 për qind, e barabartë me 3.3 milionë njerëz.

Detajet e testimit nuk janë zbuluar dhe nuk dihet se në sa teste bazohet vlerësimi. Zyra për Statistikat Kombëtare publikoi më parë të dhëna që vlerësojnë se 0.25% e popullsisë aktualisht është e sëmurë.

Shifrat tregojnë se kanë kaluar dy javë tani qëkur Londra ka diagnostikuar më shumë se 100 raste të COVID-19 brenda një dite, tregojnë statistikat.

Më pak se 100 njerëz janë diagnostikuar me koronavirus çdo ditë në kryeqytet për gati një dy javë nga 7 maji, kur kishte 149 raste të reja. Kjo shënon një rënie mahnitëse nga më shumë se 1000 raste që diagnostikohen çdo ditë në kulmin e shpërthimit.

Në krahasim me 15 majin, data e fundit për të cilën të dhënat janë të besueshme, 52 persona u zbuluan se kishin sëmundje, me gjithë një rritje të dukshme të kapacitetit të testimit gjatë muajit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat