Spanja hapet për turistët e huaj nga korriku

Evropë

Spanja hapet për turistët e huaj nga korriku

Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:46
Ilustrim

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se vendi i tij do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga muaji korrik.

Qeveria spanjolle para disa javëve e ka filluar largimin gradual të masave izoluese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Spanja njihet për numrin e madh të turistëve dhe turizmi është një degë shumë e rëndësishme e ekonomisë, transmeton Gazeta Express.

Vitin e kaluar, Spanja u radhit në vendin e dytë në Evropë për numrin e turistëve pas Francës. Shtetin e evropës jugperëndimore e vizituan 81.8 milionë njerëz.

Ky shtet ka qenë një ndër vendet me masat më të rrepta të izolimit që nga 14 marsi, por ka filluar t’i largojë ato gradualisht. Megjithatë, Madridi dhe Barcelona kanë mbetur me më shumë kufizime shkaku i numrit më të madh të rasteve.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Deri më tani, Spanja i ka regjistruar mbi 28 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe rreth 234 mijë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat