Del për të bërë shëtitje, vajza adoleshente zhduket pa gjurmë

Evropë

Del për të bërë shëtitje, vajza adoleshente zhduket pa gjurmë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:02
Louise Smith

Ju kishte thënë miqve të saj se do të dilte për të bërë një shëtitje, por u zhduk pa gjurmë.

Louise Smith, 16 vjeçe, u zhduk në zonën e Leigh Park, të Hampshire, në Britaninë e Madhe, për tu gjetur pas 14 ditësh.

Analizat në trupin e saj, konfirmuan hipotezën e vrasjes. Hetimet zbuluan se adoleshentja ishte vrarë dhe më pas, trupi i saj ishte fshehur në pyll.

Louise iu kishte thënë miqve se do të dilte për pak ajër, por askush nuk e pa më të kthehej dhe familja dha alarmin.

Pas 14 ditësh, më 22 maj, u gjet kufoma e saj, në një zonë pyjore ku ishte parë për herë të fundit.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar një çift bashkëshortësh, Shane dhe Chazlynn Jayne Mays, që të dy 29 vjeç, të cilët ishin dhe të parët që denoncuan zhdukjen e adoleshentes, duke njoftuar edhe nënën e saj.

Çifti akuzohet për vrasjen e së resë, ndërkohë që lidhur me motivet, hetimet janë në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat