Merkel paralajmëron largimin nga politika: Kam vendosur të mos garojë për mandat të pestë

Evropë

Merkel paralajmëron largimin nga politika: Kam vendosur të mos garojë për mandat të pestë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 21:12
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përsëritur të enjten se është e prerë sa i përket vendimit që të mos kërkojë një mandat të pestë si kancelarë e fuqisë më të madhe ekonomike në Evropë.E pyetur nga televizioni “ZDF” në një intervistë nëse po rikonsideron vendimin për shkak të situatës me koronavirusin, Merkel ka thënë se është “e prerë” në vendimin e saj se ky është mandati i saj i fundit.

Në tetor të 2018-s, Merkeli kishte njoftuar se po largohet nga posti i lideres së CDU-së dhe se nuk do të kërkonte një mandat të pestë si kancelarë më 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat