Kulla Eifel do të rihapet për turistët

Evropë

Kulla Eifel do të rihapet për turistët

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 08:04
Kulla Eifel

Është një nga pikat më të famshme të Evropës - dhe si shumë të tilla në  kontinent, ajo është mbyllur prej muajsh.

Por më 25 qershor, Kulla Eifel do të hapet përsëri për vizitorët, më shumë se tre muaj pas mbylljes në 13 mars. Kjo e bën atë mbylljen më të gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ju do të duhet të vini një maskë në fytyrën dhe do të jeni në gjendje të arrini në katin e parë. Kati më I lartë dhe ai më i ulëti do të mbeten mbyllur tani për tani.

Në të gjithë Francën, pikat turistike dhe muzetë ngadalë po hapin dyert e tyre: Pallati i Versajës u rihap në 6 qershor, për shembull, dhe Muzeu i Luvrit do të jetë i hapur në fillim të korrikut.

Franca ka regjistruar pothuajse 200,000 infeksione dhe më pak se 30,000 vdekje kanë qenë të lidhura me virusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat