Trazirat në Gjermani: Bandat shkatërrojnë dyqanet dhe sulmojnë policinë në Stuttgart

Evropë

Trazirat në Gjermani: Bandat shkatërrojnë dyqanet dhe sulmojnë policinë në Stuttgart

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 22:09
Foto

Grupe njerëzish kanë shkatërruar xhamat e dyqaneve, kanë plaçkitur dhe sulmuar automjetet e policisë në qendrën e Stuttgartit gjatë orëve të trazirave të natës, raporton BBC.

Policia gjermane thotë se më shumë se një dhjetë oficerë policie u lënduan gjatë dhunës, në Gjermaninë jug-perëndimore.

Pamjet në Twitter tregojnë se njerëzit vandalizojnë dyqanet në qendër të qytetit dhe hedhin gurë të mëdhenj dhe objekte të tjera mbi automjetet e policisë.

Policia e Stuttgartit thotë se dhuna filloi pasi policia kontrolloi një incident që kishte të bënte me drogën.

Situata u përshkallëzua pasi një 17-vjeçar u mor në pyetje për një shkelje të dyshuar të drogës, u tha gazetarëve nënkryetari i policisë së qytetit Thomas Berger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat