COVID-19, Kroacia vendos regjim të veçantë për Serbinë

Evropë

COVID-19, Kroacia vendos regjim të veçantë për Serbinë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 17:50
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, 22 raste të reja janë regjistruar në Kroaci, deri më tani janë regjistruar gjithsej 2.388 persona pozitivë me Covid-19.

Deri më tani, 2.145 njerëz janë rikuperuar, 107 njerëz vdiqën dhe 136 persona të tjerë janë në trajtim.

Është krijuar një regjim i veçantë hyrjeje për personat nga BeH, Serbia dhe Maqedonia Veriore.

Këta persona do të jenë të detyruar të qëndrojnë në izolim për 14 ditë. Detyrimi nuk vlen për ata që kalojnë transit nëpër këto vende.

Vendimi i dytë i referohet transportit publik, sipas të cilit drejtuesit e automjeteve, punonjësit e tjerë dhe pasagjerët duhet të përdorin maska mjekësore dhe t'u përmbahen masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat