Tek kafshët rezultoi i suksesshëm/ Gati testimi për 300 vullnetarë në Angli për vaksinën e re kundër COVID

Evropë

Tek kafshët rezultoi i suksesshëm/ Gati testimi për 300 vullnetarë në Angli për vaksinën e re kundër COVID

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:31
Ilustrim

Rreth 300 persona do të marrin pjesë në një test kundër COVID-19 në javët e ardhshme në Londër. Testimi do të udhëhiqet nga profesori Robin Shattock dhe kolegët e tij të Imperial College në Londër. Testimet tek kafshët rezultuan të suksesshme, duke bërë që sistemi i tyre imunitar të reagonte.

Kathy 39 vjeç e cila punon si financiere, është një nga vullnetaret e para që do të marrin pjesë në testim. Kathy argumentoi zgjedhjen e saj, duke u shprehur se dëshironte që të jepte kontributin në luftën ndaj virusit, shkruan BBC.

“Mendoj se erdhi nga fakti që nuk dija se çfarë të bëjë për të ndihmuar dhe kjo është diçka që mund ta bëj. Duke kuptuar se gjërat nuk do të kthehen në normalitet derisa të shpiket një vaksinë, dëshiroja të isha pjesë e zhvillimeve“, u shpreh ajo.

Ndërkohë Duka i Cambridge takoi vullnetarët që do të marrin pjesë në testimet e Universitetit të Oxfordit. Ai u tha atyre se është shumë emocionues fakti që kishin vendosur të ishin pjesë e diçkaje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat