Vietnam, pacienti britanik i Covid-19: Në çdo vend tjetër të botës do të kisha vdekur

Evropë

Vietnam, pacienti britanik i Covid-19: Në çdo vend tjetër të botës do të kisha vdekur

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 18:07
Ilustrim

Një pilot skocez 42-vjeçar që ka qëndruar 68 ditë në frymëmarrje me ventilator është shëruar së fundmi plotësisht nga Covid-19 në kryeqytetin e Vitnamit, Ho Chi Minh.

Ai thotë se kudo tjetër që të kishte qenë në botë do të kishte vdekur.

“Në çdo vend tjetër të planetit të kisha qenë do të më kishin hequr prizën pas 30 ditësh”, tha Stephen Cameron, pacianti i fundit në kujdes intensiv në Vietnam.
Vendi me 95 milionë banorë ka pasur vetëm disa qindra raste por asnjë vdekje të regjistruar. Kështu që rasti i Cameron ishte mjaft i rrallë dhe detajet e rekuperimit të tij raportoheshin shpesh në mediat lokale.

Ai njihej në vend si Pacienti 91, pseudonim që e mori që kur u sëmur në mars.

“Jam shumë i përulur që jam pranuar në zemrat e vietnamezëve dhe jam i lumtur që doktorët nuk hoqën dorë prej meje duke mos më lënë të vdisja”.
Dhjetra specialistë të kujdesit intensiv në Vietnam mbanin seminare të rregullta mbi gjendjen e Cameron.

“Numri i vogël i pacientëve në kujdes intensiv bënte që të gjitha ata që sëmureshin rëndë merrnin vëmendjen e doktorëve më të mirë të vendit”, thotë Dr Kidong Park, përfaqësuesi i OBSH në Vietnam.

Cameron kaloi shumicën e dy muajve në koma artificiale, i varur nga makineria Ecmo, që përdoret për mbijetesën e rasteve me ekstreme, sipas BBC. Ajo merr gjak nga trupi i pacientët, e pasuron me oksigjen dhe e pompon përsëri brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat