Nga e enjtja, shkollat do mbyllen/ Leicester, izolimi i parë lokal në Britani

Evropë

Nga e enjtja, shkollat do mbyllen/ Leicester, izolimi i parë lokal në Britani

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:16
Foto

Në Britaninë e Madhe i pari izolim lokal, i plotë, është shpallur në Leicester me masa strikte të vendosura në qytet.

Dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen nga e marta dhe shkollat po ashtu nga e enjtja, për shkak të një rritjeje të rasteve të koronavirusit. Z

Ai i rekomandoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të munden. Masat lokale do të jenë në fuqi të paktën për dy javë por situata do të mbahet në vëzhgim dhe do të ketë rishikime nëse do të jetë e nevojshme. Tani izolimet lokale duket se janë normaliteti i ri.  Në Australi, shteti i Viktorias ka rikthyer izolimin për 10 zona rreth Melburnit pas një rritjeje të rasteve të Covid-19. Edhe në Indi dhe në SHBA janë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat