Vdiq historiani kroat, Ivo Banac - Bota Sot
Vdiq historiani kroat, Ivo Banac

Evropë

Vdiq historiani kroat, Ivo Banac

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:58
Ivo Banac

Historiani, politikani dhe shkrimtari, Ivo Banac ka vdekur të martën në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Banac ka qenë profesor emeritus i historisë në Universitetin Yale dhe në atë universitet kishte qenë për dy mandate drejtues i kolegjit Pierson, shkruan portali kroat “Index”.

Ka qenë ministër i Ambientit në Qeverinë e Kroacisë gjatë vitit 2003, kryetar i Partisë Liberale (2003-2004) dhe deputet kroat (2004-2007).

Banac lindi në Dubrovnik. Studoi në Universitetin Fordham në New York, teksa studimet pasdiplomike i përfundoi në Universitetin e Stanfordit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat