Numëruan të gjithë mysafirët, për shkak se ishin 17 vizitorë më shumë – pronari i plazhit në Greqi duhet të paguaj dënimin prej 7 mijë eurove

Evropë

Numëruan të gjithë mysafirët, për shkak se ishin 17 vizitorë më shumë – pronari i plazhit në Greqi duhet të paguaj dënimin prej 7 mijë eurove

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:59
Foto Ilustrim

Për shkak të mosrespektimit të protokollit për shëndetësi dhe masat mbrojtëse, është mbyllur një plazh në afërsi të Athinës si dhe tre bare pranë plazhit.

Mbyllja është kumtuar nga organet kompetente, derisa pronarët do të detyrohen të paguajnë dënimin prej 7 mijë eurove për mosrespektim të kufizimit të numrit të mysafirëve.

Sipas protokollit për shëndetësi në Greqi të miratuar për shkak të pandemisë së COVID-19, plazhet duhet të punojnë me numër të kufizuar të vizitorëve, kurse në momentin që organet kompetente kryen kontroll në plazh ka pasur 237 persona, që do të thotë se 17 ishin më shumë sesa që lejohet (220).

Menaxhmenti i plazhit pretendon se kanë respektuar masat kufizuese, kurse ankesën që e kanë dërguar në gjykatë kërkojnë që të rishikohet vendimi i marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat