Në Pragë organizohet ahengu “lamtumirës” për coronavirusin, pjesëmarrësit ndanë mes vete ushqimin dhe pijet

Evropë

Në Pragë organizohet ahengu “lamtumirës” për coronavirusin, pjesëmarrësit ndanë mes vete ushqimin dhe pijet

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:53
Foto Ilustrim

Dhjetëra mijëra qytetarët të Çekisë janë mbledhur në urën Karlovo në Pragë, ku ishte organizuar “ahengu simbolik lamtumirës” për COVID-19, shkruan BBC.

Sipas organizatorëve, me këtë aheng kanë dashur të shënojnë fundin e krizës që ishte shkaktuar si pasojë e pandemisë së coronavirusit, dhe se me këtë veprim kanë dashur t’ua bëjnë me dije të tjerëve që nuk kanë nevojë të frikësohen që të takohen me më të dashurit e tyre.

Kujtojmë që në Çeki deri më tani janë regjistruar 12 mijë raste me COVID-19, si dhe 350 tjerë që kanë humbur jetën nga coronavirusi.

E gjatë javës së kaluar qeverie çeke ka lejuar tubimet me mbi njëmijë persona si dhe hapjen e pishinave, muzeve dhe kopshte zoologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat