Hajnat kanë vjedhur dokumente në zyrat e Parlamentit Evropian gjatë karantinës

Evropë

Hajnat kanë vjedhur dokumente në zyrat e Parlamentit Evropian gjatë karantinës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:35
Ilustrim

Gjatë periudhës së karantinës, disa hajna kanë hyrë në Parlamentin Evropian dhe kanë vjedhur dokumente e laptopë.

Rreth 50 eurodeputetëve u janë vjedhur gjëra me rëndësi në zyrat e tyre të Parlamentit Evropian.

Sipas mediave të huaja këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që objekti ka qenë bosh.

Hajdutët kanë kontrolluar mes dokumenteve dhe në sirtarët e sigurisë të eurodeputetëve.

Eurodeputeti Nico Semsrott, të cilët i janë vjedhur 2 laptopë, tha se është i zhgënjyer nga siguria e Parlamentit.

Në mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia.

Ndaj, parlamenti ka qenë bosh pothuajse gjithë muajin maj.

Një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja është informuar për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat