Italia regjistroi 223 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Infeksionet janë rritur pak në krahasim me ditën e enjte, kur kishte 201.
Nga rastet e reja, 115 janë në Lombardi.
Ndërkohë janë regjistruar 15 viktima, ndërsa 384 pacientë janë shëruar.
Kujdesi intensiv bie nën 80 njësi.