Koronavirusi në Spanjë, Katalonja bllokon rreth 210,000 njerëz - Bota Sot
Koronavirusi në Spanjë, Katalonja bllokon rreth 210,000 njerëz

Evropë

Koronavirusi në Spanjë, Katalonja bllokon rreth 210,000 njerëz

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Qeveria në rajonin spanjoll të Katalonjës janë rivendosur kontrollet kundër koronavirusit, në një zonë të banuar prej 210,000 personash, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Presidenti i këtij rajoni, Quim Torra tha se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria – një zonëbujqësore në perëndim të Barcelonës, që përfshin edhe qytetin Lledia.

“Ne po ndërmarrim këto hapa për të mbrojtur veten dhe për të kontrolluar shpërthimin” e koronavirusit, tha Torra.

Masat e izolimit nisin pasditen e së shtunës. Po ashtu, qytetarët që nuk jetojnë në këtë zonë, do të lejohen që të largohen.

Në Spanjë është raportuar për 400 infektime të reja dhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Vetëm në qytetin Lledia, janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus.

Për zbatimin e këtyre masave izoluese, policia do të përkujdeset. Në këtë zonë, po ashtu është ndaluar tubimi i më shumë se dhjetë personave.

Në përgjithësi, Spanja ka shënuar 28,385 vdekje nga koronavirusi.

Ky shtet ka rihapur kufijtë e tij me vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të ringjallë turizmin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat