Skocia ka filluar relaksimin më të madh të masave kundër përhapjes së Covid-19 qysh prej kur vendi ishte futur në izolim në muajin mars.
Floktarët, sallonet e bukurisë, baret, restorantet, kinematë, atraksionet turistike, faltoret dhe çerdhet tani mund të rihapen.
Ministri Nicola Sturgeon ka thënë se ky relaksim i masave “është hapi më i madh deri tani” në daljen nga bllokimi, por ka paralajmëruar se kjo mbart rrezik të madh për ringjalljen e mundshme të virusit.
Pronarët e restoranteve janë shprehur të gatshëm për të rifilluar punën me masa të shtuara të sigurisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.