Kroaci: Nationalizmi dhe ekstremizmi janë ende në mesin e shoqërisë - Bota Sot
Kroaci: Nationalizmi dhe ekstremizmi janë ende në mesin e shoqërisë

Evropë

Kroaci: Nationalizmi dhe ekstremizmi janë ende në mesin e shoqërisë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 11:54
Manuel Neuer

Portieri i kombëtares gjermane Manuel Neuer gjatë pushimeve në Kroaci këndoi me shokët kroatë një këngë skandaloze nacionaliste. Përse shqetësimi që krijoi kjo në Gjermani nuk arrin ta kuptojë vendi më i ri anëtar në BE?

Skandale lidhur me shprehjet e gjestet ekstremiste të djathta dhe nacionaliste janë pothuajse në rend të ditës në vendin më të ri anëtar të BE-së, në Kroaci. Këto rrallëherë shkaktojnë indinjatë në opnionin publik. Madje edhe pasi portieri i kombëtare gjermane i ekipit të Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer, duke kaluar pushimet në bregdetin kroat të Adriatikut këndoi duke u krenuar me shokët kroat një këngë skandaloze nacionaliste, mediet në Kroaci shprehën habi, se përse kjo shkaktoi një valë të madhe indinjate në Gjermani. "Mediet gjermane iu vërsulën brutalisht Manuel Neuerit ", kritikon p.sh, portali i njohur tportal.hr dhe gazeta presitogjoze "Večernji list".

Çfarë ka ndodhur? Neuer kalonte pushimet tek traineri i tij prej shumë vitesh, Toni Tapalović, i cili ka një rezidencë në Brela të Dalmacisë qendrore. Gjatë një ekskursioni të shoqëruar me pije e këngë për në ishullin Šipan, Neuer e shokët e tij të shoqëruar me fizarmonikë këndonin bujshëm këngën nacionaliste të rrugës "Lijepa li si" (Ti je e bukur). Në këtë këngë pjesë të vendin fqinj të Kroacisë në Bosnjë-Hercegovinë, ku jetojnë edhe kroatë, që u shkëputën prej luftës civile të Bosnjes (1992-1995) konsideorhen si territor i shtetit kroat.

Image

Pra kemi të bëjmë qartazi me një këngë revizioniste. Njësoj sikur në Gjermani të këndoheshin këngë, që ngrenë pretendime ndaj Alzasës franceze ose territore gjermane të 1945 në Poloni.

Neuer ndërkohë ka kërkuar falje, duke shpjeguar se nuk e ka ditur përmbajtjen e knëngës. „Strofat e tekstit Neuer i di me sa duket përmendësh", shpreh habi gazeta lokale "Dubrovački Vjesnik": "Dihet që Neuer e kupton mirë kroatishten, por e flet pak këtë gjuhë", shkruan kjo gazetë. Protieri i kombëtares gjermane ka luajtur gjatë me lojtarë kroat si me Ivan Rakitić, Ivica Olić, Mario Mandžukić dhe Ivan Perišić dhe shumë shpesh ka qenë në Kroaci.

Aludime religjoze, nacionaliste dhe fashiste

Image

"Lijepa li si" është këngë e suksesshme e këngëtarit kroat Marko Perković, i cili e quan veten sipas armës që ai ka pasur kur ishte ushtar në luftën e Kroacisë (1991-1995) "Thompson". Perković është specializuar me këngë me aludime fetare, nacionaliste dhe madje edhe fashiste. Qëkurse Kroacia doli nënkampione bote në futboll para dy vjetësh, kënga e tij "Lijepa li si" është si një himn jozyrtari tifozëve kroat të futbollit. Asokohe futbollistët e njohur kroat pozonin plot krenari me autorin dhe këngëtarin, i cili e priti ekipin me muzikën e tij kur mbërritën në Zagreb pas Kampionatit Botëror.

Krahas kishës katolike të fuqishme dhe mjaft konservatore si dhe krahut të fortë të djathtë politik në Kroaci, skena  e futbollit edhe sot e kësaj dite mbetet një bastion i qendrimeve ekstremiste dhe nënçmuese ndaj njeriut.

Mario Mandžukić 2012 në stadium pasi shënoi gol në mënyrë simbolike përshëndeti gjeneralët Ante Gotovina dhe Mladen Markac, të cilët asokohe ndodheshin në tribunalit e krimeve të luftës në Hagë. Një vit më pas lojtari i kombëtares Josip Šimunić pas kualifikimit për në Kampionatin Botëror mori mikrofonin në stadium dhe në shkëmbim me tifozerinë brohoriste përshëndetjen fashiste "Za dom – spremni!" (Për atdheun – gati!).

Shumica e skandaleve janë minimizuar prej politikës dhe medias në Kroaci – e kësisoj ato janë pranuar. Pikërisht përshëndetja "Za dom – spremni", që aleatët e Hitlerit fashistët (Ustashët) e kanë përdorur në Luftën e Dytë Botërore, është Kroaci një temë debati prej dekadash. Ish-presidentja Kolinda Grabar- Kitarovic u lëkund për ta pranuar, që kjo përshëndetje të legalizohej si „fare normale", popr më vonë ajo u tërhoq duke kërkuar falje.

Një përshëndetje fashiste

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë në mënyrë të përsëritur shprehjen "Za dom – spremni" e ka shpallur antikushtetuese duke e ndaluar përdorimin e saj. Por Gjykata supreme për kundravajtje vendosi të kundërten muajin e kaluar, duke argumentuar, që përshëndetja e diskutueshme në fillim të këngës së Thomspon "Bojna Čavoglave" (Batailioni Cavoglave) nuk paraqet problem.

Në Kroaci madje edhe politika e qendrës në shtetin e BE-së e toleron  minimizimin përgjegjësinë e shtetit të Ustashëve, që ka vrarë në kampe përqendrimi si në Jasenovac rreth 100.000 serbë, hebrej, sinti e romë si dhe të burgosur politik. Këtu nuk kemi të bëjmë me një diskutim akademik, por me një diskurs shoqëror, që nxit vazhdimisht situata të rrezikshme politike.

Image

Vitin e kaluar në qershor tifozët e ekipit të Dinamos së Zagrebit,

"Bad Blue Boys", publikisht shpalosën një parrullë, në të cilën shpalleshin përdhunime ndaj grave e fëmijëve serbë. Ditë më pas po ashtu në Zagreb u shfaq në anglisht një grafit me përmbajtjen "Serbian Family Tree": Në degët e kësaj peme skandaloze „gjenealogjike" tregoheshin njerëz të varur.

Sprehja "Ubi Srbina!" (Vrit serbët) kumbon jo rrallë nëpër stadiumet kroate të futbollit. Ose ajo spërkatet si grafit nëpër muret e ndërtesave. Rivaliteti vazhdueshëm me serbët, që kulmoi (1991-1995) në luftë civile, është krahas minimizimit të së shkuarësh fashiste forca kryesore nxitëse e nacionalizmit dhe fashizmit.

Zhvendosja e herë pas hershme e kufijve të asaj që mund të thuhet ose jo bën që edhe vet pjesë nga politika e qendrës të influencojë në nxitjen e imazhit të armikut. Madje ç'është më e keqja një imazh i tillë përforocohet. Një analizë me librat shkollorë aktualë të Kroacisë dhe Serbisë nxorri në pah, që nxënësit ende  vazhdojnë të indoktrinohen me  stereotipet si në kohën e luftrave të viteve 1990.

Në këtë kontekst pozicionet kombëtare heroizohen pa asnjë kritikë – dhe  demonizohet gjoja armiku i përhershëm. Pikërisht kjo mënyrë e vazhdueshme e proklamimit nacionalist i shtroi rrugën më 1990 luftës në Jugosllavi./DW/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat