Barcelonë, autoritetet u rekomandojnë banorëve të qëndrojnë në shtëpi

Evropë

Barcelonë, autoritetet u rekomandojnë banorëve të qëndrojnë në shtëpi

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 18:15
Alba Verges

Autoritetet e Barcelonës u kërkuan sot banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos mblidhen në grupe me më shumë se 10 persona që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Ne rekomandojmë që njerëzit të mos lëvizin shumë, përveç nëse është e nevojshme. Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa sepse është mënyra më e mirë për ta shmangur mbylljen e plotë të qytetit”, tha Sekretaresha e Shëndetësisë e Katalonjës, Alba Verges.

Banorët e Barcelonës këshillohen të bëjnë blerje përmes internetit si dhe t’i kufizojnë ngjarjet kulturore dhe sportive. Muzetë mbeten të hapura edhe më tej.

Barcelona është qyteti i dytë më i madh spanjoll me 1.6 milion banorë, por që prej javës së kaluar, së bashku me qytetin fqinj Aragon, ata kanë rritjen më të madhe të numrit të rasteve të reja të virusit Kovid-19.

Që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, Spanja ka qenë një nga vendet më të goditura, me rreth 28,000 vdekje.

Që nga heqja e karantinës më 21 qershor, më shumë se 170 klaster janë shfaqur në vend, duke bërë që autoritetet lokale të vendosin kufizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat