Në Serbi edhe 412 raste, nëntë të vdekur

Evropë

Në Serbi edhe 412 raste, nëntë të vdekur

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar 412 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë kanë vdekur edhe nëntë persona të infektuar me koronavirus.

Shifra e të infektuarve në Serbi ka shkuar në 22.443 persona. Janë testuar plot 591 mijë e 350 mostra.

Numri i të vdekurve në Serbi ka shkuar në 508. Të hospitalizuar janë 4649 persona, ndërsa në respiratorë janë 185 pacientë.

Sipas “danas.rs” në Serbi në 24 orët e fundit janë testuar 11.079 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat