Një burrë ec Londrës veshur maskën në vend të brekëve

Evropë

Një burrë ec Londrës veshur maskën në vend të brekëve

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 22:19
Londër

Një burrë është parë duke ecur më rrugën e famshme të dyqaneve në Londër me një maskë veshur për ta mbuluar lakuriqësinë e tij.

Kjo mënyrë e veshjes së tij i ka lënë shumë kalimtarë të habitur, të tronditur dhe të argëtuar, shkruan Reuters.

Disa persona kanë shfrytëzuar rastin që të shkrepin fotografi me telefonat e tyre të mençur; ndërsa të tjerë vetëm kanë shikuar.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shtyrë personin në fjalë që të bëjë këtë veprim. Megjithatë bartja e maskave është bërë e detyrueshme nëpër dyqanet angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat