Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 295 raste të reja në Itali.
Numri total i të infektuarve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 247.832. Të vdekurit, siç ka bërë të ditur ministria italiane e Shëndetësisë, kanë qenë 5.
53% e rasteve të reja janë verifikuar në tre krahina (Emilia Romagna, Lombardia dhe Veneto), me Emilia Romagna sipër Lombardia-s (56 me 55).
Vetëm në Valle d’Aosta dhe Basilicata nuk ka pasur raste të reja.
Rastet aktuale pozitive janë 35 më shumë se dje (12.457 në total), ndërsa të shëruarit (+255) kanë shkuar mbi 200 mijë (200.229).