Boris Johnson ka porositur zyrtarët që të hartojnë një plan për të shmangur një bllokim të dytë kombëtar si pasojë e koronavirusit. Ky plan ka si qëllim që të mos e çojë vendin drejt një izolim total, por vetëm të kategorive në risk.
Mendohet që një numër i madh personash mbi 50 vjeç të qëndrojnë në shtëpi, si pjesë e planeve të qeverisë Johnson për të shmangur një tjetër izolim masiv në vend.
Këtyre personave, do t’u bëhet një vlerësim nga mjeku për sëmundjen që kanë dhe rrezikun që i kanoset gjithsecilit.
Kjo vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në Britaninë e Madhe si dhe për të qenë të përgatitur për valën e dytë të koronavirusit.
Sipas mediave britanike, një tjetër bllokim i vendit do të sillte pasojë të parikuperueshme për ekonominë.