Greqia hap muzeun e parë nënujor

Evropë

Greqia hap muzeun e parë nënujor

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:06
Greqi

Greqia ka hapur muzeun e parë nënujor këtë të shtunë, duke u dhënë vizitorëve një mundësi për t’u zhytur në rrënojat e një anijeje të lashtë, e cila është mbytur që në shekullin e pestë para erës sonë.

Anija ka rreth 3000 deri në 4000 amfora në bord, mënyra të lashta për magazinimin e produkteve me vlerë. Në këtë rast kanë pasur verë.

Zona ndodhet midis ishullit të Peristerës, pranë Alonisos, dhe do të qëndrojë hapur që sot (3 gusht) derui më 3 tetor. Turistët që nuk do të zhyten do të lejohen të bëjnë një vizitë virtuale te një qendër informacioni në Aonisos.

“Anija është në 28 metra thellësi, pranë brigjeve të Peristerës dhe ka rreth 4000 amfora brenda”, tha Maria Agalu, kryebashkiakja e Alonisos.

Amforat, shumica e të cilave janë të paprekura, u zbuluan në vitin 1985 nga një peshkatar.

Kjo anije tregtare është mbytur rreth vitit 425 para erës sonë, për shkak të motit të keq.

Autoritetet greke kanë planifikuar që të lejojnë zhytjen në formë turizmi për katër vende të tjera me rrënoja anijesh të lashta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat