Maska e obligueshme gjatë mësimit në Gjermani

Evropë

Maska e obligueshme gjatë mësimit në Gjermani

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Virologët  kryesorë gjerman kanë kërkuar që maskat të jenë  obligative gjatë procesit mësimor.

Këtë ata e kanë bërë të ditur në një letër publike gjatë ditës së sotme.

Sipas tyre ata do të bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësëve, pasi shkollat në Gjermani pritet të hapën pas pushimeve verore.

Personat asimptomatik mund të jenë burim i rritjes së infeksioneve në shkolla, prandaj maska duhet të bëhet obligative në klasa gjatë mësimit, shkruan CNN.

Ekspertë të shëndetit po ashtu rekomandojnë mësimin në grupe të vogla, në rast se gjendja e pandemisë COVID-19 do të vazhdojë deri në festat e fundvitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat