Itali, testim i detyrueshëm COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së - Bota Sot
Itali, testim i detyrueshëm COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së

Evropë

Itali, testim i detyrueshëm COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:27
Itali

Udhëtarët që vijnë në Itali nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja do të përballen me testimin e detyrueshëm për COVID-19, sipas një dekreti të lëshuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Masa, në fuqi nga sot, vlen për të gjitha rajonet e vendit, deri më 7 shtator”, tha ministri.

Udhëtarët duhet të paraqesin një provë negative për koronavirusin e ri të kryer brenda 72 orëve të fundit ose të bëjnë testin pas mbërritjes, brenda 48 orëve, në autoritetin lokal shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë nuk specifikoi nëse masa do të zbatohej edhe për udhëtarët në tranzit, të cilët nuk ndalen në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat