Masa të reja për shkak të coronavirusit: Ndalohet mbledhja e më shumë se 10 personave në Paris

Evropë

Masa të reja për shkak të coronavirusit: Ndalohet mbledhja e më shumë se 10 personave në Paris

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Është e ndaluar të tubohen më shumë se 10 persona në kryeqytetin francez, nëse masat epidemiologjike nuk mund të respektohen për shkak të coronavirusit, njoftoi policia e Parisit.

Vendosja e detyrueshme e një maskë mbrojtëse në fytyrë, e cila tashmë është në fuqi në disa pjesë të qytetit, janë shtrirë këtë mëngjes edhe në Champs Elysees dhe në pjesën qendrore të qytetit ku ndodhet muzeu i Louvret, raporton Forbes.

“Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet përsëri, vendosja e maskës mund të jetë e detyrueshme në të gjithë kryeqytetin”, shtoi policia.

Maska ka qenë e detyrueshme që nga e hëna në disa pjesë të Parisit, përfshirë në shëtitjet përgjatë lumit Seine.

Ndrshe, Franca deri më tani ka regjistruar 212 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë vdekur 30406 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat