Corona: Franca angazhon sampistët për të zbatuar mbajtjen e maskave

Evropë

Corona: Franca angazhon sampistët për të zbatuar mbajtjen e maskave

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 01:45

Franca ka angazhuar trupat e ndërhyrjes së shpejtë për të zbatuar vënien e maskave, pasi po përjeton shtimin më të madh të infektimeve që nga maji.

Franca

Franca ka vendosur 130 policë sampistë në rajonin e Marsejës për të zbatuar urdhrin për mbajtjen e maskave mbrojtëse, në një kohë kur një numër gjithnjë e më i madh qytetesh franceze ka vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave. Nga e hëna, personave që blejnë dhe shesin mallra në tregjet e fermerëve në natyrë në rajon gjithashtu u kërkohet të mbulojnë fytyrat në një përpjekje për të zvogëluar rrezikun e infeksionit.

Franca ka regjistruar rritjen më të lartë ditore në rastet e COVID-19 që nga maji. Ministrja e punës Elisabeth Borne tha në një intervistë për gazetën Le Journal du Dimanche se qeveria dëshiron të zgjerojë përdorimin e maskave, veçanërisht në vendet e punës. "Ne duhet ta shmangim një mbyllje të re me çdo kusht,"tha ajo.

Por Franca ende planifikon të rihapë shkollat ​​në mbarë vendin pas dy javësh. Numri i infeksioneve në vend është shtuar gjatë javëve të fundit. Për këtë faji u hidhet pjesërisht njerëzve që udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për dasma, takime familjare ose për pushime vjetore verore me miqtë.

Italia

Italia ka njoftuar se do të mbyllë diskot dhe klubet nga e hëna dhe do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e një maske jashtë në disa zona gjatë natës, veçanërisht rreth pijetoreve dhe bareve.

Spanja

Image

 

Spanja ka vendosur kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e virusit Corona, të cilat përfshijnë mbylljen e diskove dhe një ndalim të pjesshëm të pirjes së duhanit jashtë. Restoranteve dhe bareve do t'u kërkohet të mbyllen deri në orën 1:00 të mëngjesit, duke mos pranuar klientë të rinj që nga mesnata.

Ndryshimet e reja janë shpallur për të gjitha rajonet. Rajoni i vogël verior i verës La Rioja dhe rajoni juglindor i Murcia-s janë të parët që i kanë zbatuar masat këtë fundjavë.

Gjermania

Landi federal gjerman i Bavarisë tha se kishte gjurmuar pjesën më të madhe të njerëzve që ktheheshin nga jashtë vendit, të cilët rezultuan pozitivë për COVID-19, por që nuk qenë njoftuar. Autoritetet thanë në një deklaratë se kishin gjetur 903 nga 949 personat që patën teste pozitive nga gjithsej 44,000 udhëtarët që u kthyen në vend.

Testet qenë kryer dy javë më parë, por problemet me regjistrimin e të dhënave bënë që udhëtarët të përballeshin me një pritje të gjatë për rezultatet e tyre të testeve. Gjermania ka përjetuar një rritje alarmante të rasteve me virus javët e fundit, shumë druhen se vendi tashmë ka hyrë në një valë të dytë të infektimit.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit e Brandenburgut ka pezulluar një drejtor të një shkolle fillore, sepse ka refuzuar të mbajë maskën. Shteti ka vendosur që të mbahen maska brenda shkollave, përveç brenda klasave, që hyri në fuqi të hënën.

Drejtori u kishte shkruar prindërve se ai nuk ndihej i detyruar nga kjo kërkesë ligjore. Sipas ministrisë, "ai kishte vepruar qartë në mënyrë të paligjshme"

aud (dpa, rtr)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat