Mali i Zi, një i vdekur dhe 64 raste të reja me coronavirus

Evropë

Mali i Zi, një i vdekur dhe 64 raste të reja me coronavirus

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të Malit të Zi kanë përfunduar analizën PCR të 487 mostrave për coronavirusin.

Është bërë e ditur se 64 persona të rinj janë infektuar me coronavirus gjersa një viktimë u raportua nga Gucia.

Nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhur me infeksionin COVID-19 është 93.

Gjithashtu janë shëruar 108 pacientë gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 795.

Ndryshe, numri total i njerëzve të prekur me COVID-19 në shtetin malazez është 4727, njofton ISHP-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat