Nënkoloneli francez i NATO-së po hetohet për spiunazh në favor të Rusisë

Evropë

Nënkoloneli francez i NATO-së po hetohet për spiunazh në favor të Rusisë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Një oficer i ushtrisë franceze u denoncua dhe është vënë nën hetim pasi po akuzohet për tradhti në favor të Rusisë.

Sipas asaj që raporton Radio Europe 1, shkruan Reuters, ai dyshohet se u ka siguruar shërbimeve të inteligjencës ruse dokumente sekrete.

E pyetur për të komentuar lajmin, ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly tha se janë njoftuar prokurorët për rastin.

Parly nuk dha detaje shtesë për atë që dyshohej se kishte bërë nënkoloneli.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse”, tha ajo.

Oficeri është arrestuar nga Agjencia franceze e Sigurisë, kur ai ishte gati të kthehej në Itali dhe po mbahet në paraburgim në burgun La Santé në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat